Kanye West do t’i bashkohet françizës së famshme të Deadpool.
Rreperi i famshëm filloi me stilin e tij të zakonshëm; duke bërë pastime në Twitter (kur Kanye poston diçka në Twitter dihet që diçka do ndodhë).
Ai shprehu dashurinë e tij për dy filmat e Deadpool që kanë dalë deri tani (i fundit doli në datën 18 Maj) dhe shkroi: “Dëgjova këngë në film që ishin të ngjashme me të mijat… lal do bëja namin me muzikën time te Deadpool.”
"Mënyra juaj e shkrimit dhe qasja gjithashtu, është kaq inovative,” shtoi ai.
“E adhuroj mënyrën se si keni thyer murin e katërt… faleminderit që jeni inovativë dhe ju lutem kini parasysh që jam gati të punoj me ju herën tjetër.”
Sigurisht, Deadpool dora vetë aka Ryan Reynolds, ishte i shpejtë në përgjigjien e tij kundrejt rreperit
“Jam dakort. Duhet të flas me Céline Dion," shkroi Reynolds në Twitter.
Ikona muzikore, ka bërë një këngë për filmin e dytë të Deadpool e cila titullohet “Ashes”, me një video shoqëruese tek e cila shfaqet heroi i cili improvizon një kërcim tepër të çuditshëm le të themi.
Kur Dion e lançoi videon, prezantimi që ju bë nga një moderator e famshme ishte: Na kanë thënë se Deadpool vetë i shkroi një letër Celine, duke e pyetur nëse ajo do të bëhej pjesë e kësaj “kryevepre”. Pasi kishte dëgjuar vetëm 30 sekonda nga kënga, Celine ishte dorëzuar”.
Po Kanye, a do të jetë te Deadpool 3? Kjo mbetet për t’u parë!