Me siguri shumë prej jush ju ka ndodhur të harroni euro në pantallona dhe janë prishur pas larjes në lavatrice, apo edhe i keni djegur me hekur.
Tashmë janë prodhuar eurot që nuk mund të shkatërrohen kaq kollaj. Banka Qendrore Europiane ka prezantuar karakateristikat revolucionare të parave të reja të cilat dalin në qarkullim në fund të majit.
Ato mund t’i mbijetojnë larjes në lavatriçe dhe jo vetëm.
Paratë e reja përbëhen nga materiale të pashkatërrueshme dhe është e vështirë edhe të falsifikohen.
Për më shumë në fund të majit në qarkullim do të dalin edhe eurot 100 e 200 edhe ato me superfuqi.