Kjo ishte një ngjarje sa e papritur aq edhe e hidhur për të gjithë ata që e njihnin.
Producenti i njohur i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 16-të i një ndërtese dhe ka ndërruar jetë menjëherë.
Sanjay Bairagi, producent i serialit ‘Bixhoz me dashurinë’ i dha fund jetës dhe mediat indiane raportojnë se vuante nga depresioni pasi së fundi kishte përjetuar disa ndodhi që lidheshin me jetën e tij personale. Mësohet se para se të kryente vetëvrasje 40 vjeçari kishte lënë një letër të cilën familjarët e tij nuk e kanë bërë ende të ditur se çfarë shkruhej. Bairagi ishte i martuar dhe nga kjo martesë ai kishte një djalë.