Producenti i njohur, Benny Blanco, ka rrëfyer ngjarjen më të sikletshme të jetës së tij, e cila lidhet me çiftin Beyonce – Jay Z.
33-vjeçari ka zbuluar se gjatë një qëndrimi në shtëpinë e dy këngëtarëve me famë botërore, Beyonces dhe Jay-Z, në Hamptons, kishte ndodhur diçka e papritur.
Blanco po takonte këngëtaren para se të ikte nga shtëpia e tyre dhe në një fragment sekonde teksa po zgjateshin të puthnin njëri-tjetrin në faqe, ai dhe Beyonce ishin puthur në buzë.
Pikërisht këtë moment, producenti ishte frikësuar për reagimin e bashkëshortit të këngëtares, Jay Z, i cili ishte pranë tyre kur ndodhi kjo skenë.
Benny ka treguar se ishte ndjerë sikur do të vdiste në ato momente dhe se të nesërmen do të përfundonte në arkivol nga reperi Jay Z, i cili me të drejtë mund të ishte bërë xheloz për partneren e tij. l l l
Por kjo “frikë” i ishte larguar kur përshëndeti gjithashtu Jay Z, i cili i tha “Në rregull vëlla, shihemi nesër”, ka shpjeguar Benny.
Producenti ka shtuar duke qeshur se në atë moment e kishte kuptuar që askush s’i kishte kushtuar rëndësi kësaj dhe u hoqën sikur s’kishte ndodhur gjë, ndaj ai “ia hodhi paq”.