Filmi “2 gisht mjaltë” është padyshim një nga më të komentuarit e momentit.
Premiera e tij e cila u zhvillua në kinema “Cineplexx” vetëm para pak ditësh kishte të ftuar personazhe goxha të njohura nga bota e televizionit dhe jo vetëm.
Në film protagonistët kryesorë janë Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata të cilët shihen për herë të parë së bashku në një produksion kaq të madh sa ky.
Biletat për të parë filmin shkojnë nga 500 deri në 700 lekë, në varësi të kinemave dhe orareve. Por sa kushtoi filmi?
I ftuar sot në emisionin “Rudina”, Ermal Mamaqi tregoi se, nuk ishte një shumë marramendëse duke marrë parasysh që stafi realizues ishte i huaj dhe cilësia e filmit ishte e lartë.
“Filmi ka kushtuar 250 mijë euro. Tani që e di si funksionojnë këto gjëra, mund ta kisha bërë edhe më lirë”, tha Ermali.
Filmi ka gjithashtu edhe një numër tjetër aktorësh me goxha reputacion në kinematografinë shqiptare.