Ermal Mamaqi i ftuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother zbuloi se Bora Zemanin do e shohim në sezonin e dytë të serialit "H.O.T". Pas kësaj deklarate, Donaldi, i cili ndodhej aty nisi të pyste më shumë për këtë dhe i tha Ermalit që ta paguajë mirë ish partneren e tij.
Pas kësaj bisede Ermali u thirr nga produksioni në dhomën e rrëfimit dhe u rikthye për t’u përshëndetur me ta.
Ndërkohë fansat që mbështesin çiftin Donald-Trixa kanë sulmuar me komente e mesazhe Ermalin, të mërzitur që ai ka përmendur Borën. Ermali ka reaguar pak më parë me një video në Instagram ku sqaron situatën dhe jep një mesazh.
"Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisede ku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti për personazhin. ‘Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Pastaj thashë që po mendojmë të marrim dhe Ilirin të jetë çift me Borën. Qeshëm, përmendëm dhe Beatrixën. Unë s’e kuptoj pse u mërzitët ju se Donaldi u shkri tu qesh. Nëse Donaldi qesh dhe Beatrix është e lumtur. Meqë ra fjala Beatixën e dua shumë", shprehet Ermali.