INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Produksioni merr vendimin e rëndësishëm, çfarë pritet të ndodhë me “Big Brother VIP”

Produksioni merr vendimin e rëndësishëm, çfarë pritet të ndodhë me “Big Brother VIP”

Publikuar më: 13:35 13-12-2021

Suksesi i madh që ka patur “Big Brother Vip” ka bërë që produksioni të marrë një vendim të rëndësishëm.

Në nisje të këtij edicioni, produksioni kishte parashikuar që Big Brother Vip të përfundonte në 16 janar, por suksesi i madh që ka pasur ka shtyrë drejtuesit e Top Channel që të marrin një vendim për të zgjatur qëndrimin e banorëve për disa javë më shumë në shtëpi.

Në raste normale, në edicionet e mëparshme të Big Brother, banorët kanë qëndruar për 100 ditë brenda shtëpisë, por burime për Vip-magazine.al kanë treguar se tashmë është vendosur për një zgjatje të kohës së qëndrimit edhe për disa javë të tjera.

Nuk dihet se kur pritet që ky vendim t’ju komunikohet banorëve, dhe si do të zhvillohet më tej ky show me zgjatjen e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215