INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Produktet e qumështit ndikojnë në kancerin e prostatës

Produktet e qumështit ndikojnë në kancerin e prostatës

Publikuar më: 15:46 07-03-2018

Disa studime tё reja e kanё lidhur përdorimin e produkteve tё qumështit me rritjen e rrezikut nga kanceri i prostatës.

Shkencёtarёt kanё parë konsumimin e kalciumit nga qumështi dhe nënproduktet e qumështit si dhe gjendjen shëndetësore tek 21 mijё meshkuj pёr gjatё 11 viteve.

Rezultatet kanё treguar se meshkujt tё cilёt nё ditё mesatarisht kanё konsumuar mё shumё se dy herё e gjysmё produkte tё qumështit, kishin 34% rrezik mё tё lartё tё preken nga karcinoma e prostatës.

Po ashtu, rreziku rritej proporcionalisht me sasinë e konsumuar tё kalciumit.

Pёr momentin mbetet i paqartë mekanizmi i veprimit, por autorët e studimit mendojnë se sasia e lartë e kalciumit tё konsumuar, ul prodhimin e vitaminës D, e cila mbron nga kanceri

Cilat janë shenjat klinike të kancerit të prostatës?

Në stadet e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë; dhembje të lokalizuara në një ose disa kocka, sidomos në kockat e legenit dhe në vertebrat, dhembje që vazhdojnë pa ndërprerje të paktën deri në dy javë, shenjë e kancerit të avancuar që tregon se ka prekur kockat.

Shenjat klinike të kancerit të prostatës nuk duhet të keqinterpretohen nga personat që kanë shenja të tilla e përpiqen të realizojnë një vetëdiagnostikim, pasi këto shenja takohen edhe në sëmundje të tjera të prostatës me origjinë jo kanceroze.

Pse personat e grupmoshave mbi 45 vjeç duhet të vizitohen tek mjeku edhe kur nuk kanë shenja të prekjes nga kanceri i prostatës?

Personat e kësaj grupmoshe duhet të ekzaminohen sepse në këtë grupmoshë risku për t’u prekur nga kanceri i prostatës është i madh dhe sot mjekësia mundëson diagnostikimin e kancerit të prostatës në stadet e hershme të tij kur nuk janë shfaqur akoma shenja klinike

Article Logic
Execution time: 0.0024130344390869