INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Produktet “Made in Albania”, rriten çmimet e prodhimit me 16%

Produktet “Made in Albania”, rriten çmimet e prodhimit me 16%

Publikuar më: 17:20 05-09-2017

Shqipëria shpesh herë përzgjidhet nga kompani të ndryshme për të zhvilluar aktivitetin e tyre këtu për shkak të krahut të lirë të punës.

Në vitin që lamë pas u pa një reflektim i tregut duke shtrenjtuar kostot e prodhimit të produkteve në vendin tonë.

E sipas të dhënave zyrtare të INSTAT çmimet e indeksit të prodhimit u përballën me një rritje vjetore me rreth 1.6%.

Rritjen më të madhe shihet ta ketë "industria nxjerrëse" me 8.2% ku vetëm nxjerrja e naftës bruto dhe e gazit natyrorë ka shënuar një rritje me 12%

Por jo vetëm kaq, gjithashtu një rritje është parë dhe në sektorët e tjerë të ekonomisë ku çmimet e produkteve vendase janë shtrenjtuar me rreth 1.9% ndërsa produktet e prodhuar për eksport me rreth 3.3%.

Megjithatë edhe pse viti që lamë ishte pozitiv ky fillim viti nuk paraqitet në të njëjtin nivel.

"Industria nxjerrëse" ka shënuar rënie përgjatë këtij 3 mujori të dytë me rreth 4.6% ndërsa rënien më të madhe e pësuan nën dega e saj, "nxjerrje e naftës bruto dhe gaz natyrorë" me 6.5%.

Kjo situatë paraqitet dhe në sektorët e tjerë si "industria përpunuese", " prodhimi i "produkteve vendase" dhe eksportet.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0018370151519775