INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Produktiv në punë! Habit një kompani ju jep lekë punonjësve që të bëjnë gjumë të plotë

Produktiv në punë! Habit një kompani ju jep lekë punonjësve që të bëjnë gjumë të plotë

Publikuar më: 13:35 22-03-2019

Nëse flini mirë natën jeni më produktivë në punë. Disa kompani japonezë kanë filluar të kuptojnë se punëtorët duhet të flenë të paktën 6 orë për të qenë produktivë. Një nga këto kompani filloi të inkurajojë punonjësit duke i shpërblyer me lekë.

Crazy është kompani e planifikimit të dasmave në Tokio. Ajo njoftoi një "sistem shpërblimi për gjumin" dhe ka bashkëpunuar me Airweave, një agjenci e specializuar në teknologjinë e analizës së gjumit, e cila mundëson sistemet e monitorimit të gjumit.
Punëtorët që instalojnë aplikacionin “analiza e gjumit” në telefonat e tyre dhe ndajnë të dhënat me kompaninë do të jenë në gjendje të marrin pikë bazuar në sa orë flenë natën.
Kompania fillimisht prezantoi sistemin e shpërblimit të gjumit pasi kreu eksperimentin. Punonjësit që morën pjesë në studim përmirësuan kohën e tyre të gjumit, shëndetin dhe rritën performacën në punë.
Punëtorët, që arrijnë të flenë të paktën 6 orë në natë, së paku 5 ditë në javë, fitojnë pikë që mund të konvertohen në para.
Për shembull, nëse aplikacioni tregon se një punonjës ka fjetur minimumin 6 orë në natë, për 5 net në javë, ai do të marrë 500 pikë të brazvlefshme me 3.8 euro. Nëse ata mund ta bëjnë atë 6 herë në javë, do marrin 600 pikë, dhe duke arritur pragun 6-orësh për një javë të tërë do të marrin 1.000 pikë dhe dyfishin e eurove.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494