INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Profesione të reja po lindin në Shqipëri. I tillë është edhe ai i ndërmjetësuesit [VIDEO]

Publikuar më: 16:03 30-08-2017

Profesione të reja po lindin vitet e fundit në Shqipëri. I tillë është edhe ai i ndërmjetësuesit, një profesion ky i rregulluar me ligj, që shumë pak njihet nga shqiptarët. Por, si mund të bëhesh një ndërmjetësues? I liçencuar si i tillë në vitin 2011, Mevlut Derti tregon për IN tv, se çfarë kriteresh duhet të përmbushë një person, për t'u bërë ndërmjetësues.
Mevlut Derti: Nuk ka rëndësi të jesh jurist, ekonomist, mjek, teknolog apo kushedi se çfarë, mjafton të kesh arsimin e lartë, mjafton sistemi i parë Bachelor. Kriteri i dytë është mosha 25 vjeç. Kriteri i tretë është që nuk duhet të jesh i dënuar penalisht nga organet e drejtësisë dhe ka edhe një kriter tjetër që është, se duhet të kesh bërë një program trajnimi dhe formimi për ndërmjetësimin.
Një ndërmjetësues duhet të jetë i liçensuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ai kontaktohet vet nga pala e interesuar, që do të zgjidhë çështjen. Ai mund të zgjidhë nga më të ndryshmet, si civile ashtu edhe penale, duke u kursyer palëve mundin dhe kohëzgjatjen e një proçesi gjyqësor.
Mevlut Derti: Ndërmjetësuesi nuk ofron këshilla juridike dhe ligjore. Ndërmjetësuesi ofron zgjidhje alternative të mosmarrëveshjeve nga më të ndryshmet, qoftë penale, qofte civile, qoftë pune, qoftë familjare apo objekteve të tjera.
Palët e përfshira në një konflikt mund ta zgjidhin çështjen, duke iu drejtuar një ndërmjetësuesi profesionist. Ky i fundit do të japë një zgjidhje që do të kënaqë të dyja palët.
Mevlut Derti: Për shembull, një i mitur që kryen një vjedhje pranë një objekti, vjedhja konsiderohet vepër penale dhe është e dënueshme, por te një i mitur kjo vjedhje mund të rikompesohet, mund të riparohet, duke e dëmshpërblyer vjedhjen.
Në Republikën e Shqipërisë ushtrojnë ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve 53 persona fizikë dhe 3 persona juridikë.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154