INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profesor Rrokaj analizon me detaje arsimin, po shkon keq e më keq

Profesor Rrokaj analizon me detaje arsimin, po shkon keq e më keq

Publikuar më: 10:07 11-10-2018

Profesori, Shezai Rrokaj ka bërë një analizë të plotë për gjëndjen e arsimit në vend. Ai i alarmuar thotë se arsimi po shkon poshtë në gjendje të lirë dhe se ringritja e tij nis me respektin për mësuesin. Rrokaj ka mbledhur statistikat zyrtare që nga viti 1990 dhe mbi to ka ndëtuar analizën. 

Pjesë nga analiza e profesor Rrokaj.
“Të dhënat statistikore tregojnë se prej vitit 1990 është reduktuar me 35% numri i nxënësve dhe i shkollave, 22% numri i mësuesve dhe 70% numri i klasave. Vetëm këtë vit u mbyllën rreth 150 shkolla për shkak të pakësimit të numrit të nxënësve në disa qarqe. Në raport me vitin 1991 në vitin 2018 ka 260 mijë nxënës më pak. Nga 37 mijë klasa në vitin 1990, sot ka 11 mijë klasa. Prej viteve 1990 grupmosha 0-14 vjeç është pakësuar nga 1 milion në 522 mijë. Mirëpo, kjo teposhtje nuk ka gjasa të ndërpritet, për shkak të keqqeverisjes që shprehet me mungesën e projekteve zhvillimore, papunësinë masive dhe mungesën e infrastrukturës, sidomos në zonat rurale. Gjithashtu gjendja e rëndë e krimit të organizuar, e trafikimit të narkotikëve, çoroditja institucionale me të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe deformimi i rregullave të tregut, sidomos për fondet publike me të ashtuquajturat PPP, ka shkaktuar një hemorragji të re sociale të braktisjes së popullsisë aktive prej mungesës së shpresës.Vetëm prej vitit 2013, 157 mijë qytetarë kanë kërkuar azil, duke arritur kulmin në 2015 me 69 mijë. Vitet në vijim kanë rënie të shifrave zyrtare të kërkesave për azil, por ka shumë gjasa që frika e kthimit mbrapsht të ketë rritur numrin e mosdeklarimeve si azilantë. Fenomeni i braktisjes del qartë edhe nga numri i lartë i kërkesave për lotarinë amerikane: nga 173 mijë në 2007, pas vitit 2013 e sidomos në 2018 shifra arriti 367 mijë.”

Ai bën dhe një krahasim me shtet e zhvilluara kur thotë se në Finlandë ka cilësi të lartë të mësuesve, sepse 10% e gjimanazistëve më të mirë shkojnë për mësuesi, kurse në Shqipëri shkojnë për mësuesi 20% e gjimnazistëve më të dobët, madje për matematikë dhe biokimi shkojnë 10% më të dobëtit e gjimnazistëve dhe, në raste të tjera, këto degë përballen me mosplotësim kuotash.
“Nga ana tjetër, tekstet në Finlandë kanë kombinuar mirë teorinë më praktikën, kurse në Shqipëri tekstet vuajnë nga informacioni i vjetëruar, përsëritjet e panevojshme nga njëri vit në tjetrin dhe nga moszbatimi në mënyrë të efektshme i një reforme digjitale të pretenduar.Tekstet e përkthyera së fundmi nga shtëpi botuese prestigjoze si: Cambridge, Pearson dhe Oxford për shkollat e mesme kanë krijuar konfuzion me programet tradicionale e njohuritë që nxënësit kanë marrë gjatë sistemit 9-vjeçar,” shkruan Rrokaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385