INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profesoresha maqedonase tallet me tragjedinë e një dite më parë në Shkup! Indinjohen kolegët…

Profesoresha maqedonase tallet me tragjedinë e një dite më parë në Shkup! Indinjohen kolegët…

Publikuar më: 09:36 14-02-2019

Profesorja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Shkupit, Biljana Vankovska, e njohur me antishqiptarizimin e saj, është tallur me tragjedinë, që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, kur një autobus u përmbys. Ndërsa të vdekur përfunduan 14 udhëtarë dhe 20 të tjerë janë të lënduar rëndë, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatëzëne, shkruan gazeta Koha.mk.

Në profilin e saj në Facebook, Vankovska shkruan: “Çfarë tragjedie dhe ironie: Karpallak”, duke aluduar kështu në luftën e vitir 2001, kur në këtë pjesë ndodhi vrasja e disa ushtarëve të ARM-së nga pjesëtarët e UÇK-së.
Për këtë deklaratë ka shkruar i indinjuar Arbër Ademi: “Si njeri, si prind, si profesor, si ministër jam i shokuar nga një pseudo perfaqësuese e komunitetit akademik që në thelb duhet të jetë bashkësia më e ngritur dhe kohëzive e një shoqërie, posaçërisht atyre multietnike siç është shoqëria jonë.
Dënoj çdo deklaratë që mbjell urrejtje dhe nxitje e cila në këto momente të vështira tragjedie nuk sjell asgjë tjetër përveçse përçarje të reja!
Përgjegjësia duhet të pasoj pa asnjë vonesë dhe pres nga universiteti dhe bota akdemike që të reagojnë.
Ngushëllime viktimave, shqiptarë, maqedonas dhe të tjerë, sonte ndajmë dhimbjen me familjarët e tyre.”

Article Logic
Execution time: 0.0030770301818848