INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profile/ Cilët janë katër personalitetet që marrin në dorë drejtimin e BE-së

Profile/ Cilët janë katër personalitetet që marrin në dorë drejtimin e BE-së

Publikuar më: 10:01 03-07-2019

Pas zgjedhjeve europiane dhe pas shumë debatesh duke se Bashkimi Europian do të ketë në krye emra të rinj të cilët do të drejtojnë unionin në vitet e ardhshme.

Disa prej tyre janë figura të njohura për publikun e disa të tjerë jo. Shkurtimisht ju njohim me profilet e katër personave më të rëndësishëm që pritet të marrin në dorë frenat e BE-së, mes turbullirave dhe fitores që regjistruar nga partitë ekstremiste.

Ursula von der Leyen është nominuar për të marrë në dorë Komisionin Europian duke zëvendësuar Juncker.

Ursula von der Leyen është 60-vjeç dhe aktualisht është Ministre e Mbrojtjes në Gjermani.Dhe nëse aprovohet nga Parlamenti Europian ajo do të jetë gruaja e parë që bëhet presidentet e KE-së.

60-vjeçarja është një aleate e ngushtë e kancelares Merkel. Ajo nisi të merrej me politikë kur ishte në moshën 43-vjeçare dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme në politikë në landin e Hanover. Ajo ka shërbyer edhe si minister e Familjes, grave dhe të rinjve.

Ajo ka lindur në Bruksel dhe së bashku me familjen u zhvendos në Gjermani kur ishte në moshën 13-vjeçare. Der Leyen ka përfunduar studimet për shkenca ekonomike dhe më pas ka bërë një specializim në mjekësi, për gjinekologji në Hanover.
Sa i përket jetës personale der Leyen ka 7 fëmijë.

ursula.PNG

Charles Michel/ I nominuar për të qënë president i Këshillit Europian duke zëvendësuar Tusk
Michel është 43-vjeç dhe aktualisht është kryeministër I Belgjikës. Ai konsiderohet një aleat i presidentit të Francës Emmanuel Macron. Michel e ka nisur karrieren politike herët në moshën 16-vjeçare. Kur ishte vetëm 23-vjeç ai u zgjodh deputet në Parlament. Michel ka përfunduar studimet për drejtësi.

Michelle.PNG

Josep Borrell/ I nominuar për të qënë Shef i Politikave të Jashtme të BE-së
Josep Borell, 72-vjeç është ministër i Jashtëm në Spanjë dhe pritet të zëvendësojë Federica Mogherini.

Ai është anëtar i Partisë së Punëtorëve në Spanjë dhe anëtar i partisë Socialiste në Parlamentin Europian. Borell ka qënë president i Parlamentit Europian Borell ka qën president I Parlamentit Europian nëvitet 2004-2007. Në profesion ai është akademik dhe inxhiner.

Në karrierën e tij të gjatë politike në vitet 1999 mes skandaleve për korrupsion ku u përfshinë zyrtarë të emëruar prej tij, Borell dha dorëheqjen si minister financash duke mohuar edhe publikisht akuzat se ishte homoseksual.

Borell.PNG

Ndërkohë drejtuesja e FMN-së, Kristinë Lagardë, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, që tnai mbahet nga Mario Dragi.

Lagarde 63-vjeç drejton aktualisht FMN-në. Ajo është gruaja e parë që mbajti këtë post. Lagarde me origjinë franceze është juriste dhe biznesmene. Ajo ka punuar deri në vitin 1995 në SHBA. Në Francë u kthye në vitin 2005 për t’u bërë pjesë e politikës. Në vitin 2006 Forbes e listoi si një nga 30 gratë më të fuqishme në botë, ndërsa sipas Times në vitin 2010 u cilësua një nga 100 njerëzit më me shumë ndikim në botë. Të vecantat e saj, është vegjetariane, pi shumë rrallë alkool, e hobitë e saj janë ciklizmi dhe noti.

Lagarde.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0034921169281006