INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profilet e 4 ministrave të rinj

Profilet e 4 ministrave të rinj

Publikuar më: 11:45 13-03-2017

Nga sot ata janë pjesë e kabinetit qeveritar, edhe pse zyrtarisht do të pritet dekreti I presidentit Bujar Nishani. Ne po ju sjellim shkurtimish profilet e 4 ministrave të rinj të prezantuar këtë të hënë nga Kryeministri, njëherësh kreu I Partisë Socilaiste Edi Rama në mbkledhjen e Krysisë së paertisë.
Fatmir Xhafaj:
Është diplomuar për drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka ushtruar profesionin e juristit dhe avokatit. Pas angazhimit të tij në politikë, Fatmir Xhafaj ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, dhe Ministër i Drejtësisë.
Fatmir Xhafaj aktualisht mban postin e Sekretarit për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste dhe është anëtar i Kryesisë së Partisë. Ai shërben po ashtu si Nënkryetar i Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Duke filluar nga sot, ai gëzon postin e Ministrit të Brendshëm duke zëvendësuar kështu Saimir Tahirin.
Olta Xhaçka:
Olta Xhaçka është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Master of Arts (MA), për Administrim Publik nga Clark University, USA. Diplomuar me titull nderi.
Në vitin 2006 ka qenë hartuese projektesh për organizata joqeveritare në Amerikë. Ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe mirëqeverisjes. Për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, pranë Universitetit Neë York Tirana. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste.
Sot Xhaçkës ju besuai portofoli i Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duke zëvendësuar kështu Blendi Klosin.
Eduard Shalsi:
Eduard Shalsi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Biologji-Kimi. Sa i përket karrierës politike ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2004-2008.
Në vitet 2008-2009 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Zoti Shalsi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste dhe përgjatë këtij mandate ai ka drejtuar dhe Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Gjithashtu Shalsi është nënkryetar i Komisionit të çështjes Çez.
Ogerta Manastirliu:
Që prej ardhjes në pushtet të socialistëve në vitin 2013 Ogerta Manarstiliu mori drejtimin e Qëndrës spitalore “Nënë Tereza”. Ndërkohë
Në vitin 2015 ka marrë edhe çmimin si administratore e vitit “Bleta e Artë 2015”. Kujtojmë që me të njëjtin çmim u nderua edhe Brisida Shehaj, ish -drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve.
Drejtoresha e qendrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë Ogerta Manarstiliu do të gëzojë postin e Ministres së Shëndetësisë, duke zëvendësuar kështu Ilir Beqaj.

Article Logic
Execution time: 0.0021939277648926