INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profili i Donald Trump/ Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara

Profili i Donald Trump/ Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara

Publikuar më: 09:17 09-11-2016

Sipërmarrësi milardier, ylli televiziv Donald Trump është sigurisht surpriza e këtyre zgjedhjeve presdienciale në SHBA.

Kandidati republikan që theu çdo parashikim dhe sot garon për kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Donald John Trump është një biznesmen i njohur amerikan, producent televiziv dhe së fundmi politikani i cili përfaqëson Partinë Republikane në garën për pasardhësin e Obamës.

Trump është presidenti i organizatës që mban emrin e tij dhe është një nga kompanitë kryesore të pasurive të patundshme.

Gjatë karrierës si biznesmen, manjati ka ndërtuar hotele, zyra, kazino, fusha golfi dhe bizneset të cilat janë të njohura  në shumë vende të botës.

Marka e prodhimit “The Donald” dhe e organizatës së tij “Trump Organization” është një strategji agresive në fushën e menaxhimit, me emrin “Trump” që shfaqet kudo, nga kullat me të cilat ka ndryshuar lagjen e Manhattan deri tek avioni i tij personal të quajtur “Trump Force One”.

Donald Trump u lind në 14 qershor në vitin 1945 në New York dhe është diplomuar  në degën e ekonomisë.

Ndërsa në vitin 1971 babai i dha kontrollin e kompanisë të cilën ai më vonë e quajti Organizata Trump.

Por ajo që i ka dhënë vërtet popullaritet Donald Trump-it ndër vite është karakteri i tij vullkanik, i rrëmbyer, i shkujdesur, mjeshtër i provokimit.

I sigurt në vetvete aq së është shndërruar në një yll të vërtetë të televizionit, mbi të gjitha me programin “The Apprentice” dhe më pas si president i Miss Univers.

Madje është shfaqur edhe në filma dhe në seriale.

Në vitin 2000 ai sfidon veten dhe në politikë dhe kërkon emërimin presidencial të Partisë Reforma por u tërhoq para se të filloi votimi.

E më pas ishte bashkëproducent në një reality të transmetuar në NBC.

Në vitin 2016 manjati u listua nga prestigjiozja Forbes, si personi i 324 më i pasur në botë dhe i 156 në SHBA.

Jeta personale, gjithmonë i rrethuar me gra të bukura. Në vitin 1977  Trump u martua me një modele çekosllovake me të cilën ka tre fëmijë dy djem dhe një vajzë.

Në vitin 1992 ai divorcohet e një vit më vonë martohet me aktoren amerikane Marla Maples me të cilën ka një vajzë.

E për të tretën hërë ai martohet në vitin 2005 me modelen nga Sllovenia Melania Knauss e cila nëse Trump fiton mund të jetë zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë. Së bashku ata kanë një djalë.

Në qershor të 2015 Trump futet seriozisht në politikë dhe prezantohet  si kandidati republikan për president...  

Ndonëse i parë si biznesmen apo si show man, ai sfidoi të gjithë e fati ishte me të. Në maj 2016 rivalët e tij brenda partisë Ted Cruz dhe John Kasich anulojnë fushatën duke u bërë kështu kandidati zyrtar që sot përballet me demokraten Hillary Clinton.

Fushata e Trump është parë e çuditshme me deklarata të cilësuara bombastike e të rrezikshme duke marrë vëmendjen ndërkombëtare.

Shumë prej deklaratave të tij në rrejetet sociale dhe gjatë takimeve elektorale kanë qënë kontroversale.

E shpesh herë ndaj tij ka patur reagime dhe protesta. Ajo çka tronditi edhe më tej imazhin e kandidatit ishin deklaratat nga gra të ndyshme të cilat e akuzojnë se ai i ka ofenduar duke i ngacmuar seksualisht.

Më tej ai kritikohet ashpër për lidhjet e tij me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Trump ka ditur të jetë origjinal duke sjellë modelin e tij të të qenurit i rrëmbyeshëm, të të folurit troç edhe në politikë.

Një sjellje që po i jep sukses edhe në këtë aventurë të re.

Slogan i manjatit në këtë fushatë është ta bëjmë amerikën sërish të madhe dhe platforma e tij përfshin rinegocimin e marrëveshjeve të tregtisë së SHBA-Kinë, kundërshtimit të marrëveshjeve të tregtisë të veçanta të tilla si NAFTA dhe Partneritetit Trans-Paqësor, zbatimin më të fortë të ligjeve të emigracionit ku shesh herë ka bërë deklarata të forta kundra emigrantëve, së bashku me ndërtimin e një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, reformën e kujdesit veteranëve, dhe shkurtimin e taksave.

Donald Trump nuk ka aspak figurën dhe backgraundin e politikanëve që jemi mësuar të njohim, por ai ia doli.

Sot garon për Kreun e Shtëpisë së Bardhë ku mundi të behet  i 45 president por dhe me i vjetri në moshë në historinë e SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605