Anxhelina Petro është e reja shqiptare, që u vra mizorisht nga dora e të atit. Ajo ka lindur në Berat më 16 maj 1990, po sot gjendet në morgun e Korfuzit.
Anxhelina ka refuzuar të ndahej nga i dashuri i saj afgan, pavarësisht kërkesave të pareshtuara të babait të saj dhe grindjeve.
Ajo nuk e ka pranuar ndarjen, dhe kjo i kushtoi jetën.
Ka qënë i dashuri i saj afgan që e ka denoncuar zhdukjen e vajzës dhe ka dëshmuar se ajo kishte grindje të vazhdueshme në shtëpi për shkak të lidhjes së tyre. Kjo ka bërë që policia të mbledhë me shpejtësi informacionin që çoi në zbulimin e vrasjes makabre.
Anxhelina kishte punuar muajt e fundit në një biznes në Korfuz.