INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Programet/ Ministritë e Infrastruktutës, Arsimit dhe Shëndetësisë me performancën më të ulët

Programet/ Ministritë e Infrastruktutës, Arsimit dhe Shëndetësisë me performancën më të ulët

Publikuar më: 10:38 13-08-2018

Minsitria e Infrastrukturës dhe Energjitikës si dhe ajo e Arsimit dhe Shëndetësisë kanë pasur performancë më të dobët gjatë vitit 2017.
Ministria e Financave pasi ka audituar programet dhe realizimin e tyre, ka konstatuar se këto ministri nuk kanë arritur të realizojnë produktet, për të cilat kishin marrë angazhim vitin e kaluar. Ndërkohë Ministria e Bujqësisë, ajo e Financave dhe ajo e Punëve të Jashtme sipas këtij auditimi, kanë realizuar të gjitha produktet e punës duke patur perfomancën më të mirë.
Ministria e Infrastrukrurës kishte planifikuar të realizonte 122 produkte, një pjesë e madhe e të cilave ishin investime në rrugë, energjitikë dhe ujësjellësa, mirëpo ka arritur të realizojë vetëm 57 produkte. Rreth 33 produkte të tjera janë realizuar pjesërisht dhe 32 kanë mbetur pa realizuar.
Ministria e Shendetësisë kishte angazhim për realizimin e 74 produketeve, nga të cilat 50 produkte janë realizuar totalisht, 9 pjesërisht dhe 15 pjesërisht. Ndërsa Ministria e Arsimit nuk ka mundur të realizojë 8 produkte, për të cilat kishte marrë angazhim. Buxheti i vitit 2017, ka financuar 127 programe buxhetore dhe ka synuar realizimin e 1347 produkteve të 11 ministrive të linjës dhe fondeve speciale. Gjithashtu, këto shpenzime kanë financuar edhe buxhetin e 61 bashkive dhe 12 qarqeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662