INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Programi Daca: Trump shfren zemërimin kundër emigrantëve

Programi Daca: Trump shfren zemërimin kundër emigrantëve

Publikuar më: 09:38 02-04-2018

Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për ligje më të forta për imigracionin, duke u betuar se nuk do të ketë marrëveshje për përfituesit e programit DACA. Bëhet fjalë për të rinj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara në moshë të vogël pa dokumente dhe që mbroheshin nga një program i miratuar nga administrata Obama. “Gjërat po shkojnë keq. Po vijnë karvanët. Republikanët duhet të vënë në jetë opsionin ‘bërthamor’ dhe të miratojnë ligje më të forta. S’ka marrëveshje për DACA-n”-deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Ai akuzoi Meksikën se nuk po bën asgjë", për të ndaluar emigrantët që kalojnë kufirin verior. Trump kërcënoi gjithashtu se do të largohej nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Amerikën e Veriut. Presidenti amerikan donte të hiqte dorë nga programi i Veprimit të Shtyrjes për Largimin e Fëmijëve (Daca). Administrata Trump e mbylli programin në shtator dhe i dha Kongresit gjashtë muaj afat për të dalë me një plan të përhershëm për individët që më parë mbroheshin nga DACA. Por në mars gjyqtarët e ndaluan këtë veprim, duke thënë se skema e epokës së Obamës që ofron leje të përkohshme për punë dhe studim duhet të mbetet në vend, ndërsa sfidat ligjore dëgjohen. Skema tani është e mbyllur për hyrje të reja, por anëtarët ekzistues mund të rinovojnë përfitimet e tyre derisa programi ekziston. Ndërkohë buxheti i ri që presidenti e nënshkroi disa ditë më parë nuk përmendte përfituesit e programit DACA.

Article Logic
Execution time: 0.0031359195709229