INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Programi i LSI, Vasili: 170 mijë vende pune të mirëpaguara

Programi i LSI, Vasili: 170 mijë vende pune të mirëpaguara

Publikuar më: 17:53 28-05-2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar sot para mbështetësve të saj programin elektoral për zgjedhjet e 25 qershorit.

Papunësia dhe ekonomia kanë qenë dy pikat e para të prekura nga kreu i LSI-së Petrit Vasili, si të lidhura zinxhir me njëra-tjetrën. Vasili deklaroi ambicien dhe premtimin për 170 mijë vende të reja pune, nga këto 100 mijë vetëm për të rinjtë.

“Ky plan rikthen optimizmin, i bën të rinjtë që të gjejnë arsye të mëdha për të gjetur të ardhmen këtu. Një premtim, 170 mijë vende të reja pune, 100 mijë vende të reja pune, të mirëpaguara janë menduar vetëm të rinjtë. Ky është një stimul ndaj mijëra të rinjve. Këta 100 mijë vende të reja pune japin një përgjigje të menjëhershme duke e përgjysmuar brenda 4 viteve këtë problematikë. Nuk kemi një shifër përgjithësuese por të saktë se si do jetë e shpërndarë, në turizëm, bujqësi, infrastrukturë dhe shërbime të të gjitha formave”, deklaroi Vasili.

Ai tha se  ky është një angazhim solemn ndaj të rinjve. “Programi orientohet në principin e përdorimit të potencialeve shumë të mëdha, bujqësia në njërën anë dhe turizmi në anën tjetër. Ne i japim përgjigje njëherë e përgjithmonë plagës së madhe të shoqërisë shqiptare”, theksoi Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102