INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Programi i ri ekonomik, faktori që e ktheu vendin në shtyllat e duhura... Kjo është deklarata e Arben Ahmetaj kundër Bashës

Programi i ri ekonomik, faktori që e ktheu vendin në shtyllat e duhura... Kjo është deklarata e Arben Ahmetaj kundër Bashës

Publikuar më: 10:22 12-09-2017

Një deklaratë e fuqishme vjen nga Ahmetaj për kreun e PD... Ne vendosëm shtylla të forta për një ekomomi të shëndetshme.

Ministri i financave, Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e kreut të PD, se programi ekonomik i qeverisë “Rama2” është i dështuar... ai ka thënë se, ““Programi do të çojë përpara transformimin rrënjësor që ka nsiur në çdo sektor. Është një program që i përgjigjet sfidës për të qenë pranë besimit të qytetarëve shqiptarë, që dhanë një votë plebishitare më 25 qershor”

Ahmetaj ka thënë se plani i ekonomik është perfekt dhe se i ka shtirë krahët më gjërë sesa vetëm me investitorë të brendshëm . “4 vitet e kaluara nuk kanë qenë të lehta. Shqiptarët sakrifikuan që vendi të kthehej në binarët e duhur nga rruga ku ishte degdisur. U detyruam të ndërmerrnim reforma të rëndësishme, të dhimbshme e të domosdoshme, që kthyen Shqipërinë në rrugën e normalitetit. Askush nuk harron borxhet e trashëguara nga qeveria e kaluar. Dhe pas këtyre reformash, sot kemi një realitet të ri. Pas 4 vitesh Shqipëria ka një rritje ekonomike 4 herë më të lartë se ajo që gjetëm”, ka shtuar Ahmetaj.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156