INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projeksione të zymta për popullsinë, Shqipëria në 2100 do jetë vendi më ''i plakur'' në rajon

Projeksione të zymta për popullsinë, Shqipëria në 2100 do jetë vendi më ''i plakur'' në rajon

Publikuar më: 09:32 12-09-2019

Projeksionet e popullsisë të OKB-së në lidhje me plakjen janë shumë pesimiste për sa kohë që çifte po lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Parashikohen që deri në vitin 2100 popullsia në botë të jetë në 1.75 milionë banorë.

Të dhënat janë më të rënda kur bëhet fjalë për parashikimin e moshës të popullsisë shqiptare në vitin 2100. Mosha mesatare në vendin tonë do të jetë 53.2 vite, më e larta në rajon. Nga vendi me popullsinë më të re, situate do ndryshojë, pasi ne do të jemi më “pleqtë” e Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit popullsia shqiptare po plaket me ritmin më të shpejtë në rajon, pasi në vendet e rajonit mosha mesatare në 2100 do të jetë nën 50 vjeç.
Pas Shqipërisë, projeksionet parashikojnë se moshën më të lartë mesatare do ta ketë Mali i Zi me 50.3 vjeç, pasuar nga Bosnjë dhe Hercegovina me 49.8 vjeç, Serbia dhe Maqedonia me 48.7. Ndërsa mosha mestare në botë përllogaritet që deri në 2100 të jetë 41.6. 50 vite më parë, Shqipëria kishte popullsinë më të re të rajonit me një moshë mesatare prej 19.6 vjet, madje më të ulët edhe se mosha mesatare botërore që ishte 21.5 vjet.

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658