Mali i Dajtit është pjesë shumë argëtuese për banorët e Tiranës dhe jo vetëm. E së fundmi disa projekte po kthejnë turizmin e organizuar në këtë zonë.
Veç projekteve të ndryshme si ecjet shtigjeve me biçikletat që është bërë aktiv këtë verë apo dhe parku i aventurave, së shpejt do të funksionoje edhe hedhja me parashutë. Projektet janë iniciuar nga Bashkia e Tiranës nëpërmjet Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, e cila ka në proces realizimi krijimin e një zone për hedhjet me parashutë në pjesën e “Ballkonit të Dajtit”.
Në ditët e sotme, aeronautika, hedhjet me parashutë dhe të gjitha sportet ajrore po konsiderohen gjithmonë e më shumë si sporte jo ekstreme dhe më shumë si aktivitete rekreative për brezat e rinj. E në parkun e aventurave aktualisht ofrohen 7 kurse të nivele të ndryshme për fëmijë dhe të rritur në lidhje për hedhje me parashutë.