INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektbuxheti 2017, ja sa do të rriten pagat

Projektbuxheti 2017, ja sa do të rriten pagat

Publikuar më: 18:45 01-12-2016

Epiqendra e diskutimeve në Kuvend ditën e sotme ishte pikërisht projektbuxheti i vitit 2017. Pagat e punonjësve të Administratës Publike nga 1 marsi i vitit 2017 do të rritet dhe nuk do të ketë asnjë rrogë poshtë vlerës së 37.500 lekë. Sipas qeverisë, paketa e rritjes së pagave dhe pensioneve parashikon që ta çojë pagën më të ulët në shtet në 37.500 lekë. 

Ky ndryshim nuk ka të bëjë me pagën minimale që llogaritet për efekt të kontributeve shoqërore, e cila gjithashtu parashikohet të ndryshojë së shpejti. "Piramida" e re e pagave parashikon që nëse një specialist i kategorisë së tretë e ka pagën aktuale 35.500 lekë, rritja shkon në 37.900 mijë lekë. 

E kështu, në mënyrë progresive ka një rritje, e cila kur vijmë tek paga bruto bëhet 589 mijë lekë.  Sipas kreut të qeverisë, rritje mesatare e pagave në administratë do të jetë rreth 7%, ndërsa për pagën më të ulët rreth 36%. Qeveria gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë rritje page për ministrat apo deputetët.

Article Logic
Execution time: 0.0039491653442383