INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektbuxheti për 2019! Sa para do alokohen...

Projektbuxheti për 2019! Sa para do alokohen...

Publikuar më: 10:52 27-10-2018

Qeveria ka miratuar projektbuxhetin 2019, duke vendosur të arkëtojë 468.7 miliardë lekë me një rritje 4.7% në raport me të ardhurat e programuara këtë vit me buxhetin fillestar.

Ndërsa shpenzimet janë planifikuar në masën 519.3 miliardë lekë me një rritje 4.7 për qind në raport me programin e këtij viti, teksa deficiti buxhetor pritet të arrijë një vlerë prej 32.9 miliardë lekë. Ai do të financohet nëpërmjet huamarrjes neto nga burime të brendshme dhe të huaja me 7.2 miliardë lekë. Pjesa tjetër prej 25.6 miliardë lekësh do financohet nga përdorimi i fondeve të mbledhura në llogarinë e qeverisë në Bankën e Shqipërisë. Nga buxheti është parashikuar një fondi për rritjen e pagave që do shpërndahet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi bazën e nivelit të pagave që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore:

-Paratë e buxhetit qendror 388.545 milionë lekë
-Fondi për rritjen e pagave 2.000 milionë lekë
-Fondi rezerve 1.500 milionë lekë
-Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë 1.500 milionë lekë
-Kontingjencë për risqet e borxhit 4.300 milionë lekë

Article Logic
Execution time: 0.0030298233032227