INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti 3 lëndë në 6 orë ndez debatit në Kuvend mes PD dhe Nikollës

Projekti 3 lëndë në 6 orë ndez debatit në Kuvend mes PD dhe Nikollës

Publikuar më: 15:46 25-01-2018

Një javë para nisjes se zbatimit të projektit 3 lëndë në 6 orë opozita ka ngritur alarmin në kuvend për këtë çështje. Kryetarja e komisionit të arsimit, deputetja Albana Vokshi hodhi akuza të forta në drejtim të ministres dhe kryeministrit, ndërsa tha se kjo nismë është antiligjore.
Albana Vokshi:
“Nisma 3 lëndë për 6 orë është një eksperiment i rrezikshëm i Ramës dhe Nikollës. Është hartuar në ilegalitet si dhe e pa studiuar”.
Në kundërpërgjigjen e saj ministra Lindita Nikolla foli për rëndësinë e zbatimit të këtij projekti.
Lindita Nikolla:
“Prindërit e mësuesit dhe nxënësit e kanë mirëpritur këtë nismë. Është një mënyrë e re e programit mësimor që do të mundësojë jo vetëm uljen e peshës së çantave, por një program më të mirë mësimor”.
Por opozita hodhi poshtë këtë qëndrim, çka solli përballjen e fortë te kryepralmentarit Ruci me përfaqësuesit e opozitës, qe nuk lejoi deputetët opozitarë të sulmojnë ministren.
Luçiano Boçi:
“S’mund të lejoj që të vijë Ministrja e të gënjejë kështu hapur:.
Gramoz Ruçi:
“S’të lejoi, s’ke punë fare me ministrat”.

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764