NASA prezantoi së fundmi atë që cilësohet si pioneri i Marsit. Ky robot që shihni quhet Valkiri, dhe është dizenjuar për t’u dërguar në hapsirë.
Roboti është pjesë e një projekti që NASA po zhvillohen me katër universitete, tre prej të cilëve ndodhen në Masachusets dhe një në Skoci. Kjo krijesë teknologjike mundet që të jetë shumë shpejt kolonizatori i parë i planetit të kuq.
Pajisja është dizenjuar në mënyrë të tillë që t’i mbijetojë kushteve që mund të rezultojnë vdekjeprurëse për njeriun. Thënë më qartë, ai mund të përfundojë i padëmtuar në rrethana të cilat do të mund t’a vendosinin jetën e njeriut në rrezik.
“Në kokën e tij mund të shohësh që ka një sistem kamerash. Përmes kësaj, ne kemi mundësi që të shohim nga sytë e robotit dhe kjo na e bën punën mjaft të thjeshtë. Ai ka gjithashtu rreze infra të kuqe, që të lehtëson edhe më shumë. Sensorët e tij janë të shumtë, duke përfshirë të gjitha pjesët e trupit. Po tentojmë të dërgojmë një robot në një planet tjetër, ndaj ndjeshmëria ndaj terrenit duhet të jetë sa më e lartë.”
Një telash i madh për zhvilluesit e projektit përbëjnë vonessat në komunikim, kur flitet për një largësi nga marsi në tokë. Kjo mund të vështirësojë edhe kontrrollin e pasjisjes, ndaj ajo që shkencëtarët po mundohen të bëjnë, është që të krijojnë një robot autonom.
Sipas tyre, një gjë e tillë do t’i japë mundësi robotit që të jetë më i saktë. Megjithatë, ekspertët janë ende shumë larg arritjes së qëllimit të tyre. Ata thonë se janë ende në fazat e para dhe pajisja po testohet për të kryer në mënyrë perfekte disa veprime elementare.