Ndërkohë që të gjithë po prisni të publikohet “lejlja-ja” me Capital T, këngëtarja Elvana Gjata, ka nisur angazhime të tjera. Nuk bëhet fjalë për këngë, por për set fotografik, teksa ka pozuar për fotografin e njohur, David Paul Larson, duart e arta të së cilit kanë fotografuar modele shumë të njohura, si Adriana Lima dhe Cara Delevigne.
Elvana ka postuar një video në profilin e saj zyrtar në Instagram, ku duket mahnitëse para aparatit fotografik të David. “Pas një dite të mrekullushme me David Paul Larson”, shkruan bashkangjitur videos.
Dhe siç e do tradita në përfundim të projektit, duhet të bësh edhe një fotografi të fundit me letrën ku thuhet “ U fotografova nga David Paul Larson”, dhe të njëjtën gjë bëri edhe Elvana.