INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti i stadiumit, Rama: “Qentë le të lehin karvani të ecë përpara”

Projekti i stadiumit, Rama: “Qentë le të lehin karvani të ecë përpara”

Publikuar më: 09:37 27-04-2016

Duket se shprehja e përdorur nga diktatori Enver Hoxha “ qëntë le të lehin, karvani ecën përpara” është e duhura për t’ju përgjigjur çdo akuzë për Kryeministrin Edi Rama. Menjëherë pas publikimit të projektit për ndërtimin e “Arenës Kombëtare”, një projekt që në përmbërje të tij ka dhe qëndra tregtare dhe godina shumëkatëshe ka shqetësuar jo vetëm shoqërinë civile por dhe ka ndezur debatin politik. Por të gjithë kritikëve Rama i është përgjigjur këtë të mërkurë me anë të një statusi në facebook.

“Për qorrat që s'duan të hapin sytë, po hapin vetëm gojën për të baltosur çdo ide, projekt, punë dhe tani i janë turrur Shtëpisë së Re të Kombëtares, s'ka asnjë ilaç! Por për të gjithë ata që duan të shohin se si do të ruhet fasada e "Qemal Stafës" (e vetmja gjë me vlerë në atë gërmadhë), ja projekt-ideja e integrimit të saj në zemrën e Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu i Kuqezinjve.️

Dhe vertet s'kemi parë gjë akoma, sepse gjatë zhvillimit të projektit nga ideja në realitet, transformimi do të jetë spektakolar. Pa asnjë dyshim Arena Kombëtare do të jetë një nga stadiumet me të bukur të Europës.

‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniTëEcëPërpara”.

                                                                     

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547