INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti i Unazës së Madhe, banorët vazhdojnë protestat

Projekti i Unazës së Madhe, banorët vazhdojnë protestat

Publikuar më: 11:18 13-11-2018

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë me përpjekjet e tyre për të mos dalë nga banesat që janë planifikuar të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Ata sërish kanë dalë sot në protestë.

Ata janë mbledhur për të protestuar para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar takim me kryetarin apo përfaqësues dhe një përgjigje nga bashkia. Ata kanë kërkuar të dëmshpërblehen për banesat e tyre pasi kanë 20 vite që jetojnë aty dhe kanë hedhur mundin e gjithë jetës.

Protestuesit e Unazës së Re kanë mësyrë hyrjen e bashkisë së Tiranës, pasi asnjë përfaqësues nuk ka dalë prej saj të takojë me ta. Banorët janë përplasur me policinë bashkiake, që ka penguar hyrjen.

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445