INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROJEKTI i ''Unazës së Madhe''/ Qeveria ndryshon vendimin për banorët, qira deri në momentin e...

PROJEKTI i ''Unazës së Madhe''/ Qeveria ndryshon vendimin për banorët, qira deri në momentin e...

Publikuar më: 18:16 30-01-2019

Qeveria ka vendosur sot që të ndryshojë skemën e trajtimit me qira për banorët që mbeten pa shtëpi, pas shembjeve të parashikuara nga projekti për Unazën e Madhe.

VKM-ja parashikon që qeveria të paguajë jo një pjesë por të gjithë periudhën e qirasë, derisa të pastrehët të gjejnë një strehë të përhershme. Banorët e Unazës së Re janë prej gati tre muajsh në protestë, duke kundërshtuar prishjet e banesave dhe bizneseve të tyre nga projekti i ARRSH-së.

Ndryshe nga vendimi i parë që parashikonte qira për një periudhë dyvjeçare për banorët që u shemben ndërtesat, në vendimin e marrë sot, ndryshohen fjalët "… përfitojnë pagesën e qirasë për një periudhë dyvjeçare, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi", e cila zëvendësohet me “…përfitojnë nga programi social i strehimit pagesën e plotë të qirasë, nga momenti i mbarimit të afatit të përcaktuar deri në sistemimin me strehim në një nga programet që parashikon ligji për strehimin”.

Sipas vendimit,  Financimi i qirasë për familjet përfituese mbulohet 50% nga buxheti i shtetit, që akordohet për strehimin dhe 50% nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

"Financimi i qirasë të bëhet pas verifikimit nga Bashkia Tiranë të gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes, sipas parashikimeve të ligjit për strehimin", thuhet në VKM.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej muajsh kundër vendimit që shemb ndërtesat e tyre pa i dëmshpërblyer.

Article Logic
Execution time: 0.0016260147094727