INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti më i ri i Ministrisë së Drejtësisë/ ''Zyra e Ndihmës Juridike Falas'', ja çfarë përfitoni nga ky shërbim i ri [VIDEO]

Projekti më i ri i Ministrisë së Drejtësisë/ ''Zyra e Ndihmës Juridike Falas'', ja çfarë përfitoni nga ky shërbim i ri [VIDEO]

Publikuar më: 18:41 27-04-2018

E ftuar në emision Kolaudim në IN Tv, këshilltarja e M. Drejtësisë Andia Dragoj ka treguar rreth kësaj zyre e cili është hapur pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllimin për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve.

Sipas këshilltares së M. Drejtësisë Andia Dragoj, kjo zyrë është ngritur në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse SOROS.

Kjo zyrë në radhë të parë mundëson konsulentë ligjore me kushtin e vetëm të vetë deklarimit të pasjes nevojë për këtë ndihmë. Kjo gjë realizohet përmes një stafi të kualifikuari cili përbëhet nga 5 punonjës 2 janë juristë dhe 3 janë avokatë.

Mundëson një informim parësorë për të gjithë qytetarët. Pra të gjithë qytetarët që kanë nevojë të marrin një informacion në lidhje me legjislacionin, ligjet e Republikës së Shqipërisë, por edhe të informohen rreth statusit të dosjeve të tyre, por çdo gjë është në kuadrin e ndihmës parësore.

Për të mësuar konkretisht se çfarë trajtohet në këtë zyrë, ndiqni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826