INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti për Lurën, Rama: Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër...

Projekti për Lurën, Rama: Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër...

Publikuar më: 11:24 16-06-2018

Duke folur për projektet e zhvillimit për Lurën, kryeministri Edi Rama foli për fokusin në agroturizëm, si një mundësi e mirë për të dalë nga varfëria.

Kryeministri ka thënë se me ndërtimin e rrugës në këtë zonë, do ketë një rritje të turizmit në Lurë.

“Do dalin të gjitha familjet nga varfëria. Kush merret me agroturizëm nuk rri i varfër. Flasim për një jetë normale, që të jep më shumë të ardhura se puna në shtet.

Për më tepër, jam i bindur se duke hapur rrugën për zhvillimin e agroturizmit, siç foli miku im që ka ardhur nga Torino, do ketë dhjetëra mijëra emigrantë që do kthehen. Do fitojnë më shumë nga sa fitojnë aty ku punojnë sot në Itali. Problemi është se nga e thëna në të bërë është një mes një det i tërë.

Një familje si këto që ka një dy tre dhoma për të pritur njerëz, i ka të gjitha shanset për të fituar më shumë para nga sa do fitonte jashtë. Iu duhet mbështetja e shtetit, patjetër që këtu vijnë turistë, por janë shumë pak" u shpreh kryeministri para banorëve.

Rama u ndal dhe tek nisja e punimeve për Rrugën e Arbrit.

“Kjo rrugë kërkon aventurierë të vijnë këtu. Ne duhet të investojmë për rrugën, është kafshata e dytë për buxhetin. Qenka e thënë që të gjitha kafshatat e mëdha t’i lemë këtu në Dibër. Rruga e Arbërit është e bukur për t’u thënë por mjaft e vështirë për t’u bërë. Ne nuk do e lemë rrugën pa u bërë” shtoi Rama.

Sigurisht në takimin me banorët e Lurës nuk munguan as batutat me kryeministrin.

Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488