INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Projekti për ndarjen e Kosovës është serb”, PD kërkon ndërhyrjen e SHBA dhe BE

“Projekti për ndarjen e Kosovës është serb”, PD kërkon ndërhyrjen e SHBA dhe BE

Publikuar më: 11:49 10-07-2019

Partia Demokratike reagoi zyrtarisht mbi atë që ka thënë kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mbi projektin e shkëmbimit të territoreve të Kosovës. Në një komunikim me dy humoristë rus që hiqeshin si ish-Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, Zaev tha se ndarja e Kosovës është një projekt serb dhe i mbështetur edhe nga Turqia. Por Aldo Bumçi përmes një deklarate tha se ky projekt nga Edi Ramës është paraqitur si i Perëndimit dhe është një projekt ogurzi për Kosovën.

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pohon edhe një herë që projekti për ndarjen e Kosovës është i vërtetë, dhe ndryshe nga çfarë është përpjekur ta paraqesë Edi Rama si projekt i Perëndimit, në fakt ky është një projekt serb, që u shërben interesave serbe dhe ruse, si dhe qarqeve të caktuara që janë të interesuara për çdo lloj skenari ogurzi duke cenuar rëndë interesat e Kosovës”, tha ai, duke evidentuar se kryeministri shqiptar nuk është distancuar dhe kjo përbën tradhëti kombëtare.
“Kjo është tradhti e lartë ndaj interesave kombëtare dhe mosdistancimi për asnjë moment i Edi Ramës nga ky projekt, dhe me keq akoma vazhdimi i mbështetjes së këtij projekti me deklarata dhe forma të tjera, edhe pas Samitit të Berlinit, tregon që Rama dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë me këmbëngulje në këtë drejtim”, u shpreh ish-deputeti i PD.
Në fund, Bumçi kërkoi ndërhyrje të SHBA dhe BE për zhbërjen e projektit. “Ky është një lajm ogurzi për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët në rajon, që tregon se fatet e kombit janë në duart e një grupi njerëzish të papërgjegjshëm që për interesat dhe pushtetin e tyre personal janë gati të tregtojnë dhe të zhbëjnë arritjet historike që kanë ardhur nga sakrifica sublime. Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve dhe partnerëve tanë strategjikë SHBA dhe BE që të mos lejojnë zbatimin e këtij projekti anti-europian dhe anti-NATO që është kundër paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesës në rajon dhe më gjerë”, deklaroi ish-deputeti.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939