INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projekti për sheshin, Skënderbej! Veliaj: Do ketë kundërshtarët e vet, të cilët mund të vijnë nga Tropoja ose Skrapari. Rama nuk kursen batuta…

Projekti për sheshin, Skënderbej! Veliaj: Do ketë kundërshtarët e vet, të cilët mund të vijnë nga Tropoja ose Skrapari. Rama nuk kursen batuta…

Publikuar më: 12:37 05-04-2016

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur të prezantojë projektin e ri Sheshit Skënderbej, ku pritet, që ai të kthehet në pedonale për këmbësorët. Në të parashikohen të shtrohen pllaka me gurë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, por dhe nuk do të mungojë gjelbërimi.

Fjalën i pari e morri kryeministri Rama, që nuk la pa sulmuar kundështarin e tij politik në kohën, që ka qënë Kryebashkiak, Lulzim Bashën. Ai tha se ndryshimet, që pësoi sheshi në kohën e të djathtëve e lanë Skënderbeun si polic trafiku në shesh dhe e bënë atë si polic të një kartodromi kur makinat xhirojnë në mes të sheshit.

Me ndryshimet e reja, sipas Ramës, Skënderbeu do bëhet pjesë normale dhe do prehet i qetë më në fund. Ai foli dhe për trafikun e shtuar ditët e fundit në kryeqytet duke qënë se po bëhen ndërhyrje në rrugët e qëndrës së Tiranës dhe disa prej tyre janë bërë të pakalueshme. Me sa duket trafiku si bën përshtypje kryeministrit e kjo duket qartë nga deklarata: “Makina ime respekton çdo semafor dhe ka ngecur në trafik disa herë, por kjo është pjesë e çmimit, që duhet të paguajmë.”

Ndërsa Kryetari i Bashkisë, Veliaj e nisi fjalën duke kujtuar se ky projekt nisi kur Rama ishte Kryetar Bashkie, e tashmë stafetën e ka marrë ai në dorë e do ta realizojë pavarësisht zërave, që mund të shfaqen kundër.

Veliaj sipas News Bomb tha: “I gjithë ky projekt do ketë kundërshtarët e vet si çdo punë e mirë që bëhet, të cilët mund të vijnë nga Tropoja ose Skrapari. Historia ndoshta do shkruhet nga nipërit tanë për ndryshimet që po bëhen ku ne  po krijojmë një masë oksigjeni në mes të Tiranës. Do të kemi një mundësi fantastike për të kaluar pak kohë në natyrë  dhe po e sjellim atë në mes të Tiranës. Më vjen mirë që sheshi do të përfaqësojë kryeqytetin, do të ketë element pllaka guri nga trojet shqiptare.”

Veliaj ka sqaruar se ky shesh do të gjenerojë dhe vende pune, pasi do të punësohen deri në 1000 qytetarë, do të ketë disa mini sheshe të vogla dhe pjesa qëndrore, që do shërbejë për tubime politike apo koncerte. Ai foli dhe për trafikun duke theksuar se unaza e vogël do lehtësojë trafikun.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434