INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Projektligji i Lojrave të Fatit të enjte për votim! Shoqëritë e basteve, reflektoni...[VIDEO]

Publikuar më: 13:04 22-10-2018

Sot në mbledhjen e kryesisë së PS mësohet se Rama ju ka thënë deputetëve që projekligji për lojrat e fatit do të kalojë me votim të përshpejtuar në seancë ditën e enjte. Nga nga tjetër Shoqëritë e Basteve Sportive kanë nisur një letër të përbashkët institucioneve dhe kanë bërë thirrje për të rishikuar mbylljen e tyre vitin e ardhshëm. Subjektet shprehin gatishmërinë për të bashkëpunuar me qeverinë, po kundërshtojnë betejat e ashpra. Ata lajmërojnë se nëse nuk do ketë reflektim do ta çojnë çështjen në Gjykatë.

Në letër ata shkurajnë se kërkojnë respektimin e plotë dhe të menjëhershëm të Ligjit të Lojërave të Fatit në kategorinë e basteve sportive, reduktimin dhe jo mbyllen me 50% te numrit të pikave sekondare brenda vitit 2019 dhe një reduktim konstant në vitet pasardhëse.
Ndërsa kanë rënë dakord me heqjen e reklamave në Media, pastrimin e fasadave me reklamat e Basteve Sportive. Gjithashtu thonë se do të kontribuojnë për identifikimin dhe trajtimin e personave që kanë varësi nga bixhozi.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209