INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektligji - Ja si mund të përgjohen portalet në Shqipëri…

Projektligji - Ja si mund të përgjohen portalet në Shqipëri…

Publikuar më: 12:02 09-03-2016

Për hir të asaj që qeveria mendon se është legalizim i  tregut të portaleve të informacionit online të gjithë do jemi nën” përgjim”. Tashmë jo vetëm drejtuesit e portaleve e gazetarët, por dhe lexuesit dhe komentuesit e tyre!
Përmes disa ndryshimeve dhe shtesave ligjore në ligjin "Për Tregëtinë Elektronike" qeveria përmes disa agjencive ka vendosur të marrë nën kontroll mediat online. Si fillim ndryshon dhe emërtimi, ai do të quhet ligji për “Për tregtinë elektronike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit”.
Problemi kryesor i këtyre masave është se ligji lë shumë vend për interpretim dhe duke lënë evazive se çfarë është fyerje e çfarë jo, kush dënohet e kush jo, atëherë ka rrezik për sulme selektive ndaj web siteve të caktuara.
Po nga ata tjetër qeveria do ti përdorë si “spiunë” portalët, pasi ligji detyron portalet të krijojnë një sektor të posaçëm në faqet e tyre, ku qytetarët të raportojnë ankesa personale për fyerje ndaj tyre. Portalet më pas do të jenë të detyruara t’i raportojnë këto në organet ligjzbatuese.
Një portal online sipas draftit do të shihet si një biznes online, për të cilin masat e sigurisë do të jenë të larta, sidomos sa i përket ruajtjes së informacionit të personave që e përdorin faqen. Ndryshimet ligjore do ta bëjnë edhe më të vështirë dhe shumë të ndëshkueshme një fyerje apo koment online.

Ja disa ndryshime të tjera:

1.Portalet duhet të regjistrohen më të thëna të sakta nga emri, drejtuesi deri tek adresa e vendodhjes.
2.Ato duhet të marrin përgjegjësi për përmbajtjen e gjithçkaje, që hidhet apo komentohet në faqen online dhe të raportohen lajmet apo komentet me përmbajtje të paligjshme, në të cilin lexuesit e portalit mund të sinjalizojnë për materiale apo komente me përmbajtje të jashtëligjshme.
3.Vendosjen e një afati 48 orësh brenda së cilës portalet duhet të bëjnë ç'aktivizimin e komenteve me përmbajtje të paligjshme, raciste, ksenofobe, fyese, e tjerë dhe brenda 24 orëve në rast se ka një vendim gjykate. Me  marrjen  e  vendimit  nga  autoriteti përgjegjës   apo   gjykata,   ofruesi   i   shërbimit   rikthen   aksesin   apo   heq përmbajtjen sipas vendimit përkatës.

4.Përcaktimin e organeve mbikqyrëse të zbatimit të këtij ligji, që në kohën kur ai ishte miratuar në vitin 2009 nuk ekzistonin, priten të jenë Ministria e Inovacionit dhe Teknologjisë dhe zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave. Nëse merrni një letër nga Komisioneri, atëherë keni kohë vetëm 48 orë për të fshirë materialin dhe brenda 24 orëve në rast se ka një vendim gjykate .
5.Në projektligj janë parashkikuar masa administrative të forta për portalet, që nuk do të zbatojnë detyrimet. Gjobat e parashikuara prej ligjit shkojnë deri në 200 mijë lekë.

Po veç këtyre pikave shumë të debatueshme, ofruesi i shërbimeve të shoqërisë së informacionit duhet të raportojë gjithçka edhe në rastin e ofertave promocionale, që sjellin si pasojë uljen e çmimit, fitimin e ndonjë çmimi apo të dhuratave të lejuara dhe duhet të ketë të identifikuar qartë të dhënat si dhe duhet të paraqesë në mënyrë të qartë, lehtësisht të arritshme dhe pa dyshim, kushtet që duhen plotësuar për kualifikim. E njëjta gjë edhe në rastin e konkurseve apo të lojërave promocionale, nëse këto janë të lejuara sipas legjislacionit në fuqi, ofruesi i shërbimit të shoqërisë së informacionit duhet t’i ketë të identifikuara qartë ato si të tilla, si dhe të paraqesë për të tretët, në mënyrë të qartë, lehtësisht të arritshme dhe pa asnjë dyshim, kushtet për pjesëmarrjen e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036880970001221