INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektligji për Teatrin e ri, Basha i bën një thirrje direkte Presidentit Meta

Projektligji për Teatrin e ri, Basha i bën një thirrje direkte Presidentit Meta

Publikuar më: 12:59 29-06-2018

Lulzim Basha ka treguar planin e opozitës për të kundërshtuar projektligjin e qeverisë për Teatrin Kombëtar.

Kemi plan të qartë për Teatrin Kombëtar. Ne do ta kundërshtojmë këtë projekt grabitjeje, me te cilin Edi Rama do të marrë 50% të milionave të drogës.

Së pari, do e kundërshtojmë ne seancën e 5 korrikut me të gjitha format këtë grabitje. Në çdo instancë te Kuvendit.", tha Basha

Kreu i opozitës kërkon që të njëjtën kundërshti ndaj këtij projektligji të mbajë dhe presidenti Ilir Meta, i cili sipas Bashës duhet ti vendosi veton ligjit.

'I kërkojmë presidentit që të mos bëhet pjesë dhe ti vërë veton çfarë do lloj ligji që Edi Rama dhe kupola e tij grabitqare duan të kalojnë në parlament', thekson Basha

Por nëse qeveria vijon me bindje dhe miraton projektligjin e prezantuar publikisht një ditë më parë opozita paralajmëron protesta popullore kundër tij.

'Patjetër që do protestojmë, do tiu bashkohemi qytetarëve në protestë për të ndaluar këtë grabitje" paralajmëron kreu opozitës.

Article Logic
Execution time: 0.0034778118133545