INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektligji që ndalon bërjen e fëmijëve synet: Reagojnë grupet besimtare

Projektligji që ndalon bërjen e fëmijëve synet: Reagojnë grupet besimtare

Publikuar më: 18:23 20-02-2018

Grupet fetare kanë dënuar një projektligj në parlamentin e Islandës, që do të ndalonte bërjen synet të djemve. Kjo ka irrituar besimtarët që e praktikojnë këtë veprim pasi projektligji nuk vjen si ndalesë për arsye mjekësore, duke e quajtur projektligjin një sulm ndaj lirisë fetare.

Projektligji do të vendos një afat burgim gjashtë vjeçar për këdo që shpallet fajtor për "heqjen e një pjese apo të gjithë organeve seksuale [të fëmijës]", duke argumentuar se praktika shkel të drejtat e fëmijës.

Udhëheqësit hebrenj dhe myslimanë megjithatë e kanë quajtur projektligjin një sulm ndaj lirisë fetare duke qenë se besimi i tyre, bërjen synet të fëmijëve e konsideron si praktikë fetare .Mendohet që vendi ka rreth 250 qytetarë hebre dhe rreth 1,500 qytetarë myslimanë.

Ndërsa deputetja Silja Dögg Gunnarsdóttir e Partisë Progresiste, e cila paraqiti projektligjin në parlament tha: "Ne po flasim për të drejtat e fëmijëve, jo për lirinë e besimit”.

Nga ana tjetër mjekët rekomandojnë që një burrë apo djalë të bëhet synet nëse ka probleme të njohur si fimoza, ose vuan nga infeksione të përsëritura të prepuzës dhe penisit, të njohur si balanitis.

Ekzistojnë gjithashtu disa dëshmi se meshkujt që janë të bërë synet kanë një rrezik më të ulët të prekjes nga HIV dhe sugjerojnë se mund të ulë mundësinë e kapjes nga lythat gjenitale të shkaktuara nga një familje e viruseve të quajtur HPV.

Islanda do të ishte vendi i parë evropian që do të ndalonte procedurën.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499