“Airport Parking & Hotels and Imperial College London” ka dizenjuar avionin e së ardhmes për distanca të gjata.
Avioni i së ardhmes me plot 1000 vende duket se do të jetë gati për fluturimin e parë në vitin 2050. Do të ketë ekran për filma në 3D, një sallë të madhe qëndrimi.
E veçanta është se në pjesën e brendshme të avionit do të vendosen projektorë që transmetojnë “live” atë çfarë ndodh jashtë, duke u krijuar pasagjerëve ndjesinë se janë duke fluturuar mbi re. Kjo do të realizohet me anë të disa mini-kamerave, të cilat do të vendosen në pjesën e jashtme të avionit. Gjithashtu, avioni i së ardhmes nuk do të ketë dritare, përveç atyre të pilotëve.