INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Projektohet roboti që do jetë ndërgjegjja e njeriut

Projektohet roboti që do jetë ndërgjegjja e njeriut

Publikuar më: 15:40 19-01-2018

Për çdo njeri do te ketë një robot që do luaje rolin e ndërgjegjes. ky është projekti që pritet që të vij në jetë pas 20 vitesh nga Brad Smith dhe Harry Shum.

Shkencëtarët sqarojnë se roboti "alter ego" do ketë një softuer të zhvilluar dhe do jetë i aftë të mendoj si njerëzit, konkretisht si njeriu për të cilin qëndroj.

Presidenti i Microsoft Brad Smith dhe nënkryetari ekzekutiv i inteligjencës artificiale dhe hulumtimit Harry Shum kanë shkruar një libër të quajtur "The Future Computed' që detajon parashikimet e tyre për të ardhmen e inteligjences artificiale

Sipas tyre roboti "alter ego" do krijoj një axhend të gjerave që ju duhet të bëni të nesërmen. Madje këto makina inteligjente do dijë çdo gjë dhe do fillojnë të mendojnë si ju.

Megjithatë shkencëtarët shprehen Roboti do aksesojë në mendimet tuaja veç nëse ju do doni që ai ta bëj këtë gjë.

Ky projekt i cili pritet të vij në jetë pas 2 dekadash ka alarmuar shumë persona të cilët e kanë është konsideruar si fundin i njerëzimit.

Ndër ta është dhe miliarderi Elon Musk i cili ka deklaruar se shanset për të qenë i suksesshëm si projekt janë 5 deri në 10%.

Miliarderi ka shprehur se ligjet e inteligjencës artificiale duhet ta ndalin këtë projekt pasi në të kundërt qytetërimi njerëzor do jetë në rrezik.

Article Logic
Execution time: 0.0042579174041748