INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurorët belgë në Tiranë, Basha: Jam gati të tregoj çfarë di për 3.4 mln euro në Toyota Yaris

Prokurorët belgë në Tiranë, Basha: Jam gati të tregoj çfarë di për 3.4 mln euro në Toyota Yaris

Publikuar më: 15:29 23-07-2019

Kryetari i Partisë Demokratike ka marrë informacion se katër prokurorë belgë kanë mbërritur në Shqipëri për të zhvilluar një seancë pyetjesh me të, lidhur me cështjen e njohur me emrin “Toyota Yaris”.

Mediat raportojnë se Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka shprehur gatishmërinë e plotë të kontribuojë në hetimin e autoriteteve të drejtësisë belge për dosjen e njohur si “Toyota Yaris”, ku u kapën 3.4 milionë euro.

Katër prokurorët belgë që kanë mbërritur në Shqipëri do të marrin këtë të enjte në pyetje kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Në lidhje me këtë çështje pati edhe akuza të forta politike mes Partisë Demokratike, i cila ka treguar gishtin drejt Taulant Ballës, si të përfshirë. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë.

Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709