INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurorët më të pasurit në vend, lënë pas gjyqtarë dhe politikanë

Prokurorët më të pasurit në vend, lënë pas gjyqtarë dhe politikanë

Publikuar më: 09:45 27-05-2016

Disa nga prokurorët në vend rezultojnë më të pasur se dhe gjyqtarët apo politikanët. Ata jo vetëm që kanë deklaruar shifra me mijra zero, po janë dhe pronarë biznesesh e vilash luksoze.

Kryeprokurori, Adriatik Llalla rezulton se veç të ardhurave neto nga paga prej 1. 873. 095 lekë ka dhe të ardhura të tjera, si marrjen e qirasë së një pjese të një banesës me vlerën e 1. 200. 000 lekëve. Ndrësa bashkëshortja e tij, A. Llalla, ka të ardhura neto nga paga si Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH në vlerën e 961. 000 lekëve. Në 2015 llogaria rrjedhëse e tyre është shtuar me 902. 845 lekë.

Një nga prokurorët që spikat për shuma të mëdha parash dhe asete është Sokol Malaj, prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës. Ai deklaron se zotëron 50 % të aksioneve në kompaninë “Oleum Transport”, me objekt transportin e hidrokarbureve dhe nënproduktet e tyre. Kjo kompani është regjistruar në datën 20. 02. 2014 dhe brenda një viti, Sokol Malaj deklaron mbi 100 milionë lekë të vjetra fitim. Po gjatë vitit 2015, Malaj deklaron se ka shitur 50 % të aksioneve në kompaninë “Oleum Transport” me vlerën 3 000 000 lekë.

Ndërsa Shkëlqim Hajdarit, të ardhura e pagës nga Prokuroria e Apelit Tiranë i shënojnë vlerën 1 163 440 lekë. Të ardhura nga bashkëshortja M. Hajdari si infermiere në një ambulancë 382. 939 lekë. Ai ka dhe një biznes, prej të cilit merr 1 400 000 lekë. Hajdari ka dhe disa kredi të pambyllura për ndërtmin e një shtëpie.

Edhe Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, për vitin 2015, ka deklaruar blerje dhe shitje të pasurive të paluajtshme, shkëmbim apartamenti, të ardhura nga paga dhe disa llogari. Ndërsa  gjendja e parave kesh i është shtuar me 11 mijë euro, pasi ka shkëmbyer një apartament të deklaruar në vitin 2006, në shumën 7 000 000 lekë dhe i rivlerësuar në vitin 2012, me një apartament me sipërfaqe 142 m2. Ai deklaron edhe një vreshtë me sipërfaqe 800 m2, blerë me shumën 400 000 lekë, me paratë e kursyera. Kreu i Prokurorisë së Tiranës, për vitin 2015, deklaron një arë me sipërfaqe 1.390 m2, në shumën 600 00 lekë, tjetër arë me sipërfaqe 1.750 m2, trashëguar nga prindërit si dhe shitjen e një are me sipërfaqe 200 m2, në shumën 950 000 lekë. Fusha deklaron shtesa në dy llogari në shumat 220 euro dhe 110 741 lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545