Vijnë pamje ekskluzive nga Kryesia e Kuvendit. Prokuroria sapo ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit dhe vënien përpara drejtësisë së Saimir Tahirit. Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë “Rama 1” dyshohet për dy vepra penale: “Trafik të narkotikëve kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsion pasiv të zyrtarë të lartë.
Siç raportuam edhe më herët Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri dhe vënien e tij në pranga.
Prokuroria po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sattiva nga Shqipëria në drejtim të Italisë/Opinion/