INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori antimafias italiane zbulon infiltrimin e Ndragheta-s në Europë

Prokurori antimafias italiane zbulon infiltrimin e Ndragheta-s në Europë

Publikuar më: 16:20 02-11-2018

Grupi më i fuqishëm i mafias italiane Ndrangheta është duke u infiltruar në shumë vende europiane,ku është duke u kamufluar në biznese për t'i dhënë më shumë pushtet trafikimit të lëndëve narkotike, është ky paralajmërimi që ka dhënë për euronews prokurori italian i antimafias dhe antikorrupsionit Federico Cafiero De Raho.

"Ndrageta është fuqizuar në dekadat e fundit falë trafikimit të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Jugore. Mënyra sesi ata ‘ndotin’ shumë territore është e njëjta që përdorin në territoret e tyre” nënvizoi prokurori duke folur për shtrirjen e grupit mafioz në Europë.

Ai shpjegoi se mafia përdor portet e Europës për të zhvilluar operacionet e trafikimit të kokainës, duke përmendur porte si ai në Rotterdam apo dhe në Amsterdam.

Prokurori shpjegoi se për t'u fshehur nga forca e ligjit Ndragheta përdor kompanitë e biznesit si mbulim, si për shembull duke blerë shumë biznese në Hollandë ,duke tregtuar lule transportohen sasi të mëdha droge dhe parash.

Po ashtu gjatë intervistës ai shtoi se grupi shpërndahet përreth vendeve europeiane për të krijuar kutinë kineze cka e bën thuajse të pamundur për autoritetet për të ndjekur rrjedhjet financiare apo lidhjet e kompanive me Ndragheta.

“Në hetimet tona kemi zbuluar se Ndragheta ka lëvizur nga Holanda ku ka lidhje të forta drejt Gjermanisë e më pas në Belgjikë. Duke vazhduar më tej në shtete si Rumania” u shpreh zyrtari duke shtuar se në një nga hetimet, doli se disa kompani u hapën në Rumani duke përdorur mbulimin e operacioneve të riciklimit

Sipas vlerësimeve të FBI-si, 'Ndrangheta' ka rreth 6,000 anëtarë. Grupi vlerësohet se kontrollon rreth 80% të trafikut të kokainës në Evropë.

Article Logic
Execution time: 0.0037288665771484