INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori i Antimafias: Droga

Prokurori i Antimafias: Droga "shqiptare" po vret kriminelët puliezë

Publikuar më: 11:19 10-08-2017

Vrasja e tmerrshme e katër personave në Foggia të Italisë, mes të cilëve gjendej edhe bosi i klanit të Manfredonias ka kthyer edhe njëherë vëmendjen nga kriminaliteti i madh që ka kapluar zonën e Puglias. Por këtë ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe përtej Adriatikut, prokurori i Antimafies Italiane, Franco Roberti e ka lidhur edhe me trafikun e drogërave që vjen nga Shqipëria.  “Sot konflikti është ndezur rreth trafikut të drogës, sidomos të drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria. Një biznes kolosal që ushqen oreksin e klaneve dhe që përfshin gjithë bregun Adriatik, nisur nga ai foxhian deri në Europë” - ka thënë ai pas krimit të tmershëm. Por Roberit që është një njohës i mirë i Shqipërisë ka vazhduar:

Natyrisht duhet bërë më shumë, edhe në planin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndaluar lumin e drogave të lehta që vijnë nga Shqipëria, sepse janë pikërisht ato që çojnë në shpërthimin e konflikteve. Ishim në Shqipëri muajin e kaluar për të kërkuar bashkëpumim, takuam në Romë ministrin e Brendshëm shqiptar që premtoi bashkëpunim më të madh. Duhet të fitojmë mbi omertanë dhe për ta bërë këtë duhet krijuar një kulturë e ligjshmërisë që në atë territor është ende periferik”.

Kjo nuk është hera e parë që Franko Roberti flet për kriminalitetin shqiptar. Edhe në të shkuarën ai ka bërë deklarata të forta që kanë pështjelluar politikëb vendase. Në kulmin e përplasjeve mes PD dhe PS për trafikun e kanabisit dhe sasinë e mbjellë në vend, kur Rama mbronte idenë se po kaq sasi është mbjellë edhe në kohë të Berishës, Roberti bëri deklaratën bombë se "Është trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri!". Po ashtu në një tjetër deklaratë të fortë ai tha se vitet e fundit autoritetet Shqiptare e kanë ulur nivelin e tyre të bashkëpunimit me anitimafian italiane.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057