INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori i Sarandës shkarkohet nga detyra, kërcënon gjyqtarët: Mbajeni mend, do ju çoj në burg

Prokurori i Sarandës shkarkohet nga detyra, kërcënon gjyqtarët: Mbajeni mend, do ju çoj në burg

Publikuar më: 09:14 09-04-2019

KPK ka shkarkuar nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademi.

Trupa gjykuese e përbërë nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Fierdes Shuli pas dëgjimit të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës në seancën e 5 prillit, mori vendimin e shkarkimit të tij nga detyra, duke u bazuar në hetimin për kriterin e pasurisë dhe aftësive profesionale.

Në përfundim të seancës, prokurori ka bërë replika me trupin gjykues, duke u shprehur: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.

Më herët, në seancën dëgjimore, KPK, zbuloi se prokurori ka shkelur etikën dhe është shoqëruar me persona që kanë qenë në hetim për armëmbajtje pa leje dhe trafik të drogës.

Vettingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për t’i justifikuar por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite.

Article Logic
Execution time: 0.0029399394989014