INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori Italian Antimafia në Tiranë. Mësoni për çfarë diskutoi me Fatmir Xhafën [FOTO]

Prokurori Italian Antimafia në Tiranë. Mësoni për çfarë diskutoi me Fatmir Xhafën [FOTO]

Publikuar më: 10:18 26-02-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka zhvilluar një takim me Prokurorin Italian të Antimafias Federico Cafiero De Raho, i cili ndodhet në Tiranë. Lufta kundër krimit, trafiqeve dhe korrupsionit ka qenë në qendër të bashkëbisedimit, ndërsa Ministri Xhafaj ka zbardhur në twitter temat e takimit.

Ministri Xhafaj në twitter:
"Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar
Me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”.

xhafaj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998