INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori italian i Antimafias: Trafiku i drogës është rritur, duhet më shumë bashkëpunim

Prokurori italian i Antimafias: Trafiku i drogës është rritur, duhet më shumë bashkëpunim

Publikuar më: 17:30 01-12-2016

Prokurori italian i Antimafias së Leçes Cataldo Motta ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe disa prokurorë të Krimeve të Rënda që kanë nën hetim një sërë dosje të trafikut të drogës. Në përfundim të takimit Motta dha një konferencë për mediat ku bëri të ditur se situata e drogës kërkon një bashkëpunim më të madh se në të kaluarën pasi është rritur trafiku nga Shqipëria dhe vendet e Rajonit drejt Italisë. “Jam i vjetër por një gjë në të cilën besoj është bashkëpunimi. Kemi bërë një verifikim të hetimeve që i kemi të përbashkëta. Hetimet që po kryhen janë për sasitë e drogës të kapura në brigjet italiane”-u shpreh Motta duke shtuar se bëhej fjalë edhe për disa dosje të tjera.
Prokurori i Antimafias Motta ka zhvilluar një takim meministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ku mësohet se temë diskutimi ka qenë kontrolli efikas i kufijëve. Vizita në Shqipëri e prokurorit të Antimafias dhe takimi me prokurorë të Krimeve të Rënda vjen pa kaluar shumë ditë nga kërkesa e këtyre të fundit drejtuar misionit Interforce për filmimet nga ajri të parcelave me drogë në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.0014290809631348