INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokurori Ndini Tavani mbyll hetimet për byzylykët elektronikë

Prokurori Ndini Tavani mbyll hetimet për byzylykët elektronikë

Publikuar më: 15:26 07-03-2018

Prokurori Ndini Tavani ka vendosur pushimin e procedimit penal për çështjen e byzylykëve elektronikë që përdoren për të dënuarit, mëson newsbomb.al.

Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se prokurori Tavani, i cili njihet si ndër prokurorët e preferuar të Adriatik Llallës, brenda 3 muajsh ka vendosur pushim e çështjes së bujshme që ishte rikthyer për hetim me vendim të gjykatës së Tiranës.

Sakaq, burime konfidenciale nga ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se, Ministrja Gjonaj do të vazhdojë rrugen ligjore për zbardhjen e çështjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve duke vënë në dispozicion të gjitha aktet e nevojshme që do vlejnë për hetim.

Skandali plasi kur në krye të ministrisë së Drejtësisë u vendos ministri teknik Gazmend Bardhi i cili zbuloi se 300 byzylykë për mbikqyrje elektronike të të pandehurve me vlerë rreth 2 milionë euro mungonin në ministrinë e Drejtësisë.

Bardhi kërkoi nisjen e procedimit për specialistët e shërbimit të provës por edhe të ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin me numër protokolli 834 të datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve.

Pas denoncimit të Bardhit, një pjesë e byzylykëve u kthyen nga kompania e cila ofronte shërbimin, por nga kontrolli rezultoi se pajisjet ishin jashtë funksionit, duke i bërë kështu të papërdorshëm për të dënuarit e vendosur në mbikqyrje elektronike.

Sipas Bardhit, për gati 90 persona që mbanin byzylykët, ishin evidentuar raste që personat e kishin hequr byzylykun pa u konstatuar nga salla e mbikëqyrjes

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994